Blog

Korça, destinacion turistik I fundjavave edhe në dimrin e akullt.

Qyteti I Korçës vazhdon të mbetet destinacion I preferuar për vizitorët vendas e të huaj. Edhe këtë fundjavë, pritet një fluks pushuesish që kanë zgjedhur Korçën dhe fshatrat e saj turistike për të shijuar gjithshka dimërore dhe tradicionale në rajonin juglindor.

Sipas të dhënave që ka siguruar bashkia, bujtinat dhe hotelet janë thuajse të gjitha të prenotuara. E ndërsa Korça bëhet gjithnjë e më shumë destinacion I preferuar I pushuesve vendas e të huaj, detyrimi për kushte më të mira u mbetet mikpritësve. Kjo për faktin se nami I mirë dhe gati-gati I bujshëm I bujtinave në Korçë, nuk shikohet gjithnjë në anën e mirë të pronarëve të tyre. Pushues të ardhur nga Tirana ditët e fundit kur Korça kaloi një klimë me temperatura mjaft të ulta, janë ankuar se nuk gjetën kushtet e duhura të ngrohjes në bujtinat e qytetit. Reklama dhe propogandimi I saj mbeten njëra anë e medaljes, ndërsa realiteti duhet të përafrohet së paku në nivelin që kërkon një qytet me tendencë zhvillimin turistik.

Leave a Comment